Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës bëri të ditur se ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike, përcjell InLajmi.
Nga drejtoria njoftuan se të martën është rrënuar konstruksioni dhe është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Gjatë ditës së djeshme është rrënuar konstruksioni dhe është liruar hapësira publike e uzurpuar në rrugën Fazli Grajqevci, saktësisht hapësira prapa Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kyeqytet. /InLajmi/