I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë të martës theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet.
Madje Lajçak ka nënvizuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as marrëveshje”.
Lidhur me këtë deklaratë të emisarit të BE-së, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova duhet të sillet si shtet serioz.
Tahiri ka shtuar se çështjet e hapura duhet të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën.
“Kosova duhet të sillet si shtet serioz. Jemi në prag të arritjes së një marrëveshjeje që i hapë perspektivë Kosovës dhe e mbyll një kapitull të rëndësishëm. Si vend kemi marrë obligime shtetërore dhe nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çështjet e hapura të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën, por çështja kryesore është marrëveshja kornizë e cila tashmë është pranuar”, ka deklaruar Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se “mbetet edhe përmbyllja e aneksit si instrument i implementimit të saj dhe unë kam shpresë së do të përmbyllet me sukses”, shkruan Telegrafi.
Ndaj deklaratës së emisarit Lajçak ka reaguar mbrëmë edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.