Kanë mbetur edhe pak ditë deri në takimin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi i 2 këtë herë nuk do të zhvillohet në Bruksel, siç edhe jemi mësuar.
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell do të vizitojë Maqedoninë e Veriut përgjatë ditëve të ardhshme dhe me këtë rast do të mundësojë edhe një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
E shtuna e 18 marsit pritet të jetë e një rëndësie të madhe, për shkak të mundësisë së nënshkrimit të planit evropian, në mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Në lidhje me këto zhvillime, ka kontaktuar të parin e Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputetin e Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka deklaruar se pritjet e tij janë që Kosova të jetë një partner i besueshëm dhe i sinqertë për aleatët gjatë takimit të ardhshëm në Ohër.
“Pritjet e mia janë që Kosova të jetë një partner i besueshëm dhe i sinqertë për aleatët tanë gjatë takimit të ardhshëm në Ohër. Kosova nuk po negocion me Beogradin, por me SHBA-në dhe BE-në dhe ne duhet të mbetemi të besueshëm dhe të përkushtuar ndaj procesit që ata hëngrën duke udhëhequr”,tha Pacolli.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë konstruktive dhe të mos jetë ajo që duhet fajësuar nëse procesi dështon.
“Po ashtu Kosova nuk duhet të shkojë me synimin që pala tjetër të mos e pranojë e propozimin, por të jetë konstruktive dhe e hapur me partnerët tanë duke ndarë dhe disktuaur atë që ne si vend synojmë dhe atë që ne nuk e pranojmë në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë”,theksoi tutje deputeti Pacolli.
I pari i AKR-së tha gjithashtu se siç duket, Asociacioni është kusht për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Asociacioni është kusht për marrëveshjen si duket. Nuk besoj që ka marrëveshje pa u qartësuar Asociacioni dhe si pikë referuese e kësaj marrëveshje, sa po e kuptoj unë është Asociacioni”, përfundoi ai, shkruan lajmi.net
Në takimin e 27 shkurtit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar në kuadër të planit evropian.