Norma e inflacionit në Argjentinë ka kaluar 100% për herë të parë që nga fundi i hiperinflacionit në fillim të viteve ’90.
Inflacioni arriti në 102.5% në shkurt, tha agjencia e statistikave të vendit, që do të thotë se çmimi i shumë mallrave të konsumit është më shumë se dyfishuar që nga viti 2022.
Argjentina ka vite që është në vështirësi ekonomike dhe shumica e popullsisë tani jeton në varfëri, shkruan BBC.
Qeveria e saj është përpjekur të frenojë rritjen e çmimeve duke kufizuar çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera.
Por sektorët e ushqimit dhe pijeve panë rritjen më dramatike kohët e fundit, me çmimet që u rritën me 9.8% në shkurt krahasuar me janarin, , tha gazeta lokale e lajmeve Ambito.
Mediat argjentinase thanë se kjo rritje mund të jetë pjesërisht për shkak të një rritje të mprehtë të çmimit të mishit, i cili u rrit me gati 20% në harkun e një muaji. Kushtet e pafavorshme të motit, një valë e zgjatur e të nxehtit dhe një thatësirë ndikuan seriozisht në bagëtinë dhe të korrat, transmeton EuroNews.al
Megjithëse simbolika e rritjes së normës së inflacionit në 100% është e habitshme, efektet e rritjes së inflacionit janë ndjerë prej kohësh në Argjentinë.