Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Vlera e këtij projekti është 125.000.000 euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.
Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025. /InLajmi/