Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, ka qëndruar për disa orë në Kosovë.
Arsyeja e vizitës së tij tek familja ishte nëna e sëmurë.
Kështu njoftoi për Klan Kosova djali i tij Musliu.
Ish-numri një i OVL UÇK-së po e vuan dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim në Hagë.
Atij dhe zëvendësit të tij, Nasim Haradinajt, iu hoqën 3 muaj burgim nga Apeli i Speciales, pasi që fillimisht ata ishin dënuar nga 4 vjet e 6 muaj burgim