Komentatori politik, Branislav Kërstiq ka pasur një përplasje me analistin, Krenar Shala gjatë debatimit për reciprocitetin që Kosova i kishte vendosur Serbisë, pasi që komentatori serb tha se në 2024 çështja Kosovë Serbi do të jetë e përfunduar.
Kjo e ‘nervozoi’ Shalën i cili i tha se është i habitur si po mundet të flet me kaq siguri për politikën, sepse një gjë e tillë Shalës iu dukë e pamundur.
Por, Kërsitiq iu drejtua Shalës duke i thënë që gjatë debatit me të asnjëherë mos ta harroj që ai është serb që ka pranuar shtetin e Kosovës, shkruan Gazeta10.
“Z.Shala veç me 3 fjali, kurrë mos e harro që jam serb. Kurrë mos e harro që unë jam duke e pranuar realitetin e shtetit të Kosovës, unë jam kosovar.”, ka përfunduar Kërstiq.