Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi bëri të ditur se po vazhdon aksioni për kontrollimin e autobusëve ndërurban në Prishtinë nëse ato po i respektojnë linjat e qarkullimit të përcaktuara përcjell InLajmi.
Dushi deklaroi se kontrolle të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive, duke përfshirë këtu edhe mos hyrjen e tyre në brendësi të qytetit.
Postimi i plotë i tij:
Sot sërish, të vendosur në disa pika statike të kontrollit, kemi vazhduar të inspektojmë qarkullimin e autobusëve ndërurban për të parë nëse po respektohen linjat e qarkullimit ashtu siç edhe janë të përcaktuara duke përfshirë edhe mos hyrjen e tyre në brendi të qytetit.
Kontrolle të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të autobusëve të këtyre kompanive. /InLajmi/