Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Prokuroria Speciale është duke u marrë me rastin e zhdukjes së mostrave në rastin Dehari dhe ajo është kompetente të flasë për mbarëvajtjen e hetimeve.
Ministrja Haxhiu nuk i’u është përgjigjur pyetjes së mediave, por ka kërkuar nga mediat që për çështjen e mostrave Dehari ti drejtohen Prokurorisë Speciale.
Sipas saj përgjigjja për këtë pyetje është në kompetencat e Prokurorisë Speciale, shkruan EO
“Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra është në duar të Prokurorisë Speciale”, tha ajo.