Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në selinë e kësaj partie priti në takim Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Më tej ai shtoi se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është afatgjatë dhe strategjik.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.
E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.
Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik. /InLajmi/