Avokati Tomë Gashi i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, pasi ky i fundit deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje në takimin e 18 marsit nëse Kosova nuk e formon Asociacionin, përcjell InLajmi.
Gashi i bën thirrje Lajçakut me ironi që njësoj siç po kërkohet Asociacioni në Kosovë, të formohet edhe në Sllovaki, vendin nga vjen ky i fundit, pasi siç thekson Gashi, në Sllovaki 7.7% e popullsisë janë hungarezë, 1.2% rumunë, 1.4% të tjerë.
Ai i thotë Lajçakut që të mos kërkojë diçka nga Kosova që as vetë shteti i tij nuk mund ta bëjë.
Në fund, Gashi thotë “Ka kaluar koha e të tjerëve, tani është koha e Albinit”.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Nese eshte aq mire, fillimisht formoji disa ne Sllovaki, pastaj shohim. 😉
7.7% hungareze
1.2% rumune
1.9% te tjere
5.4% te paspecifikuar – mund te jene edhe serb
Miroslav, mos lypni kah Kosova dicka qe nuk e beni vet!
Ka kaluar koha e te tjereve, tani eshte koha e Albinit!
Razumesh Miroslave?. /InLajmi/