Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, vizitën e parë jashtë këtij institucioni e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, përcjell InLajmi.
Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari z. Rifat Jashari.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës vizituan familjen Jashari dhe nderuan dëshmorët në Prekaz
Prishtinë, 14 mars 2023
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të PK-së, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari z. Rifat Jashari. /InLajmi/