Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka quajtur krim djegien e objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Çeku deklaroi se përgjegjësit e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë dhe të përballën me të.
Ai premtoi se Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve.
Tutje ka shtuar ai se metodat e porositë mafioze nuk na ndalin.
Postimi i plotë i tij:
Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.
Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalin /InLajmi/