Fidan Rama ka deklaruar se në takimin e 18 marsit në Ohër mes Kurtit e Vuçiqit, nuk pritet të ketë pajtim konkret mes tyre, por diksutim se si do të implemenohet propozimi evropian në kuadër të dialogut.
Rama në Politiko tha se takimi i së shtunës do të jetë rikonfirmim për një takim të ardhshëm që mund të mbahet në fund të marsit ose me fillim të muajit prilli.
Ndërkaq sa i përket marrëveshjes së Asociacionit, Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se kryeministri Kurti nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Asociacionit të nënshkruar në vitin 2013, shkruan Gazeta10.
“Të shtunën do të propozohen disa drafte të propozimit të një marrësvhje. E logjikshme është me prit të mos ketë nënshkrim të marrësvhjes. Në Ohër nuk pritet të ndodhë asgjë, përvec retorikës së Kurti që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj e Vuciqi jo. Në anën tjetër edhe akuzat e Vuciqit që Kurti s’është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen për Asociacionit. Një dozë të dëshprimit po e vërej edhe te Lajcak, ai s’po sheh ndonjë shpresë që mund të ketë dicka konkrete këtë të shtunë, pos përpjkekjeve të dyja palëve ta shtyjnë këtë proces.”, tha Rama në Politiko.