Klubi FC Prishtina e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi, përcjell Inlajmi.
Një vendim i tillë nga ky klub erdhi për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.
Bordi i FC Prishtinës e ka falënderuar trajnerin Munishi për punën e bërë në skuadër ndërsa ka njoftuar se skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit Ismet Munishi!

Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.
FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.
Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri. /InLajmi/