Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, ka hedhur akuza të forta në drejtim të shefit të tij të dikurshëm Donald Trump, duke thënë se historia do ta mbajë ish-presidentin përgjegjës për rolin e tij në sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA, transmeton InLajmi.
Më 6 janar 2021, pas humbjes së presidentit të SHBA-së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, një turmë mbështetësish të tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në Uashington.
Pence, në atë kohë nënkryetar, ishte në Kapitol kur mijëra mbështetës të Trump depërtuan në ndërtesë, shkruan The Guardian.
“Presidenti Trump gaboi. Nuk kisha të drejtë të përmbysja zgjedhjet dhe fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Kapitol atë ditë, dhe e di se një ditë historia do të tregojë se Donald Trump ishte përgjegjës”, tha Pence. /InLajmi/