Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për lëvdatat për Gjingjiqin, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se kryeministri Kurti po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar, duke e ironizuar se ai thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin.
Ai shtoi se logjika e kryeministrit nuk e di deri ku do të arrijë dhe se vetëm zoti e din, por që sipas tij e ka një zor.
Postimi i plotë i tij:
Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, veç një Zot e din! Ama që e ka një zor, e ka.
Veç Zoti e ndihmoftë!/InLajmi/