13 marsi është dita e 72-të e këij viti, deri në fund të tij janë edhe 293 ditë.
Ngjarje
483 – Felix bëhet Papë
1519 – Eksploruesi dhe pushtuesi spanjoll Hernando Kortez me 600 ushtarë mbërrin në Meksikë, në gadishullin Jukatan, ku gjejnë aztekët dhe Perandorinë e tyre. Nga viti 1200, Perandoria Azteke kontrollonte shumicën e territorit të Meksikës së sotme, më 1520, me pushtimin spanjoll, Perandoria ishte zhdukur.
1634 – Krijohet Akademia franceze – e njohur si autoritet i gjuhës, e ngarkuar me publikimin e fjalorit zyrtar të gjuhës frënge.
1639 – Kolegji i Kembrixhid në koloninë Massaçusets merr emrin Harvard për nder të klerikut John Harvard – dhurues i një fondi mbi të cilin u ngrit universiteti Harvard.
1656 – Hebrenjve u mohohet kërkesa për të ndërtuar një sinagogë në Nju Amsterdam (Nju Jork).
1790 – John Martin, aktori i parë i lindur në Amerikë, del në skenë në një teatër të Filadelfias.
1733 – Në Angli, lindi Joseph Priestley, shkencëtar – zbulues i oksigjenit. Veprat e tij shkencore mbulojnë fusha të tilla si kimi, fizikë, energji elektrike, magnetizëm, dhe optikë. Megjithëse Priestley thoshte se ishte thjesht studiues i dukurive të natyrës, në veprën e tij, Historia e Energjisë Elektrike, ai del si “shkencëtar që me punën e tij nxit sigurinë dhe lumturinë e njerëzimit”. Priestley (v. 1804) ishte admirues i Benjamin Franklinit, dhe rrallë e shqetësonte veten me çështjet teorike.
1865 – Lufta civile amerikane – Jefferson Davis nënshkruan ligjin që autorizon rekrutimin e skllevërve në ushtrinë e Konfereratës.
1884 – Në Sudan, fillon rrethimi i Khartumit nga forca Mahdiste të udhëhequra nga Muhammad Ahmad. Pas një rrethimi dhjetë -mujor, Mahdistët hyjnë në qytet dhe vrasin të gjithë ushtarët e garnizonit britanik dhe egjiptian së bashku me disa mbështetës sudanezë, përfshi gjeneralin e njohur Charles Gordon. Më 1896, një ekspeditë britanike e udhëhequr nga Horatio Herbert Kitchener u dërgua për t’u hakmarrë për vdekjen e Gordonit. Më 2 shtator 1898 trupat Kitchenerit mundin ushtrinë Mahdiste në betejën e Omdurman. Anëtarët e familjes së udhëheqësit të lëvizjes Mahdi u mbajtën në një burg në Egjipt; gratë dhe fëmijët e tyre u mbajtën atje për 10 vjet; burrat, për 12 vjet, dhe pas kthimit në Sudan u vendosën në arrest shtëpie.
1855 – Lindi Percival Lowell, (astronom, themeluesi i Observatorit Lowell në Flagstaff, Arizona, nismëtar i kërkimeve për planetim X (Pluton). Lowell njihet edhe per teoritë e tij për jetën dhe ujin në Mars, të cilat janë hedhur poshtë. Megjithatë, observatori i themeluar nga Lowell, ka bërë shumë zbulime të tjera krahas Plutonit. Dëshmitë se gjithësia është duke u zgjeruar, u zbuluan së pari nga Observatori Lowell, ashtu si edhe zbulimi i unazës për rreth planetit Uran, janë merita të këtij Observatori. Astronomët në Lowell vazhdojnë të kërkojnë për jetën përtej planetit tonë. Dhe përpjekjet e tyre zhvillohen në traditën e kërkimeve shkencore të Percival Lowellit.
1900 – Në Francë gjatësia e ditës së punës për gratë dhe fëmijët kufizohet me ligj në 11 orë.
1904 – Statuja prej bronxi e Krishtit (Krishti i Andeve) përurohet në kufirin Argjentinë – Kili. Për dhjetë vjet Kili dhe Argjentina kishin qenë në prag të luftës për shkak të vijës kufitare; të dy vendet kishin bërë shpenzime të shumta në përgatitje për luftë. Përfundimisht, dy qeveritë ranë dakord për të ngritur në vijën kufitare një statujë gjigande të Krishtit, si simbol mirëkuptimi dhe përkujtese për besimin e përbashkët. Për statujën u përdor bronxi i topave nga një kështjellë e vjetër në afërsi të Buones Aires. Data e zbulimit të statujës u caktua për më 13 mars 1904. Mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Kili dhe Argjentina u mblodhën (shumë prej tyre kishin udhëtuar me javë dhe kishin ditë që flinin në çadra të ngritura për rreth, në pritje). Në ditën e caktuar turma ishte ndarë; argjentinasit në tokën e tyre dhe kilianët në tokën kiliane; midis tyre ngrihej Statuja ku Krishti me një dorë në kryq dhe tjetrën të shtrirë drejt turmës si për t’i bekuar; në piedestalin prej granit, dy pllaka ku ishin gdhendur; në njërën data e përurimit dhe në tjetrën fjalët: “Këto male do të bëhen pluhur para se argjentinasit dhe kilianët të shkelin fjalën e dhënë për paqe..” Malet vazhdojnë të mbahen, ashtu edhe fjala.
1933 – Joseph Goebbels bëhet Ministri i Informacionit dhe Propagandës së Gjermanisë naziste.
1938 – Anschluss – Në emër të nazizmit, Hitleri pushton vendlindjen e tij, Austrinë.
1942 – Julia Flikke, e korpusit të infermjereve, bëhet e para femër me gradën kolonel në ushtrinë amerikane
1945 – Haki Taha nga Gjakova, tri ditë pas shpalljes së gjendjes ushtarake në Kosovë vret Miladin Popoviçin.
1951 – Izraeli kërkon nga Gjermania 6.2 miliardë marka si kompensim për dëmet e luftës.
1964 – Turqia kërcënon Qipron me sulm të armatosur.
1994 – 33,3 % e austriakëve voton për Partinë Liria të krahut ultra të djathtë.
1997 – Dritat në qiell mbi Phoenix, Arizona u panë nga qindra njerëz dhe nga miliona të tjerë në televizion. Këto drita lëvizëse me burim të paidentifikuar vazhdojnë të jenë qendër debatesh.
2003 – Evolucioni i njeriut: Revista Nature njofton se në Itali u zbuluan gjurmë të këmbëve të një njeriu që ka ecur drejtë rreth 350-mijë vjet më parë.
2012 – Enciklopedia Britannica njofton se nuk do të botohet më në version të shtypur, pas 244 vjetësh si e tillë.
2013 – Kardinali Jorge Mario Bergoglio zgjidhet Papë, duke marrë emrin Papa Françesku.
Lindje
- 1615 – Papa Innozenz XII
- 1945 – Anatoli Fomenko, matematikan rus, njohur me librin Kronologjia e Rë
- 1987 – Rosela Gjylbegu, këngëtare shqiptare nga Shkodra
Vdekje
- 1901 – Benjamin Harrison presidenti i 23-të i ShBA
- 1965 – Fan Stilian Noli, klerik, politikan, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar (L. 1882)
- 1975 – Ivo Andrić, shkrimtar serb – kroat, nobelist