Tomë Gashi, avokati i familjes së Astrit Deahrit ka kritikuar Prokurorinë Speciale për rastin e zhdukjes së mostrave nga IML-ja në rastin Dehari pasi nuk ka dhënë informata.
“Krejt çka kame informata janë prej mediave, që janë humb, që janë gjet në një frigorifer tjetër dhe ushtrojnë një milion pyetjeje kush i vodhi, kush i gjeti, kush duhet me e u dënu kush duhet me u shpërblye. Ky skandal është nga Prokuroria Speciale, pasi është ajo është vetmja që po e kryen hetimin, pasi Prokuroria e ka obligim. Prokurori mundet me 2 fjale, janë gjet ose nuk janë, gjet pasi nuk dëmtohen hetimet”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, për raportimet në media që se janë gjetur disa nga mostrat që u zhdukën në dhjetor të vitit të kaluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Gashi ka theksuar se prokurori nuk i ka dhënë informata edhe pse Gashi i ka dërguar kërkesë më shkrim.
“Dhe për këto 4 muaj (që nga njoftimi për zhdukjen e mostrave) prokurori as që na ka ftuar dhe as që na ka njoftuar se çfarë po bëhet me hetimin e atyre personave që janë përgjegjës për zhdukjen a atyre mostrave. Pastaj doli diçka tjetër më misterioze edhe doli informatat që media nga gazetarët që e kanë punë, të premten dhe prokuroi nuk përgjigjet dhe herën e fundit që i kam shkruar është dita sotme, me një kërkesë që ta na njoftojë dhe nuk kemi marrë përgjigje”, ka shtuar Gashi.