Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Avdullahu, ka ndarë një foto nga Mitrovica, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti se me veprimet e tij Kosova vetëm sa është tërhequr nga veriu, përcjell InLajmi.
Avdullahui ia kujton Kurtit se me Oliver Ivanoviqin dhe Zoran Gjingjiqin nuk mund të kthehet në veri dhe se kjo mendësi nuk mund të çojë përpara Kosovën.
Ky reagim ndaj situatës në veri dhe vendimeve të Qeverisë Kurti erdhi pasi ky i fundit përveç Ivanoviqit kujtoi edhe kryeministrin serb Zoran Gjingjiqin në 20-vjetorin e vrasjes së tij, duke e vlerësuar lart figurën e tij.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria Kurti institucionalisht është larguar nga veriu. Kurti mendon se me Oliver Ivanovicin dhe Zoran Gjingjiqin mund të kthehet në veri. Pra mendësinë politike të këtyre ish politikanëve i ka bazë për dialog me serbët atje. Këta qeveritarë nuk i ndëgjuan amerikanët që puna e targave të shtyhet për 10 muaj. Për më shumë ende janë të bindur se kanë bërë mirë dhe e kanë mirë çfarë po bëjnë. /InLajmi/