Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott deklaroi se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, përcjell InLajmi.
Abbot tha se një hap i vërtetë drejt një normalizimi të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë është brenda arritjes.
Më tej ai shtoi se marrëveshja për propozimin evropian do të nënshkruhet dhe tha se mirëpret që opozita do i jap mbështetje marrëveshjes.
Postimi i plotë i tij:
Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Një hap i vërtetë drejt një normalizimi të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë është brenda arritjes. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike. Qeveria dëshiron të arrijë një afat kohor realist të zbatimit dhe unë mirëpres që disa parti opozitare po japin mbështetje të dobishme. Tani është koha për t’i dalë mbrapa një marrëveshjeje dhe zbatimit të saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Besojmë se po. /InLajmi/