Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka komentuar qëndrimet e partive politike sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian, përcjell InLajmi.
Sipas Tahirit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ia dijnë vlerën thelbësore marrëveshjes me njohje reciproke, pasi siç thekson ajo, këto parti janë trashëgimtare të UÇK-së dhe realizuese të pavarësisë së Kosovës.
Për më tepër, Tahiri thotë se ndryshe nga këto parti qëndron Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas saj, VV nuk ia di vlerën njohjes reciproke sepse nuk ka ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
PDK dhe LDK ia dijne vleren thelbesore te marreveshjes me njohje reciproke sepse jane trashegimtare te UCK dhe LDK qe jane realizuesit e pavaresise se Kosoves, ndersa VV dhe as Kurti nuk ia dine vleren sepse nuk kane ekzistuar ne kohen e clirimit dhe pavaresimit te Kosoves! /InLajmi/