Senati francez ka miratuar planin jopopullor të reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron pavarësisht protestave në të gjithë vendin, që u mblodhën për të kundërshtuar këtë plan, transmeton InLajmi.
Pro këtij projektligji votuan 195 senatorë, 112 kundër.
Ky plan parasheh rritjen e moshës së pensionimit me 2 vjet në 64.
“Pas qindra orësh diskutimesh, Senati miratoi planin e reformës së pensioneve. Është një hap kyç për të realizuar një reformë që do të garantojë të ardhmen e sistemit tonë të pensioneve”, shkroi kryeministrja Elisabeth Borne.
Ajo shtoi se ishte “plotësisht e përkushtuar për të siguruar që teksti do të miratohet përfundimisht në ditët në vijim”, shkruan Aljazeera.
Tani që Senati ka miratuar projektligjin, ai do të shqyrtohet nga një komitet i përbashkët i ligjvënësve të dhomës së ulët dhe të lartë. /InLajmi/