Atleti nga Kosova Muhamed Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23, që po mbahet në Leiria të Portugalisë, përcjell InLajmi.
Ramadani në garën e hedhjeve ka arritur që të hedhë gjylën në largësi 19.28 metra.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar atletin për suksesin e arritur.
Postimi i plotë nga KOK:
BRAVO METI💪🫶🇽🇰
Atleti ynë, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23, që po mbahet në Leiria të Portugalisë.
Meti hodhi gjylën në largësi 19.28 metra.👏👏👏 /InLajmi/