Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët e certifikuar në radhët e FSK-së, përcjell InLajmi.
Mehaj njofton se është përmbyllur me sukses të lartë certifikimi i një gjenerate të re në realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit.
Ai thekson se kursi realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.
Postimi i plotë i tij:
Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!
Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.
Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.
Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës! /InLajmi/