• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

“Mësues pa diplomë mësuesie”, ky është vendimi i ri i Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
12 March 2023
në Shqipëri
0 0
0
“Mësues pa diplomë mësuesie”, ky është vendimi i ri i Ministrisë së Arsimit në Shqipëri
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të bëhesh mësues pa u diplomuar për mësuesi! Ministria e Arsimit e Shqipërisë, përmes një udhëzimi të bërë publik në muajin shkurt, ua dha këtë mundësi të rinjve të diplomuar në degë të përafërta me mësuesinë.

Ndonëse u kundërshtua nga ekspertë të fushës dhe disa mësimdhënës, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se vendimi merret për të rritur nivelin e mësimdhënies.

“Duke pasur objektiv primar interesin e nxënësve dhe të drejtën e tyre për mësimdhënie në nivele të larta shkencore dhe psiko-pedagogjike, kemi hartuar dhe miratuar një udhëzim të ri, i cili mundëson që profesionin e mësuesit ta ushtrojnë profesionistë të diplomuar në fusha të ndryshme, si: inxhinieri, ekonomi, art, gjuhësi, përkthim, etj., por pasi ta kenë bërë formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik, i cili do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë”, tha Kushi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Shpend Gjana, tha se aktualisht nuk bëhet fjalë për një problematikë të tillë.

“Nuk ka mungesa, por si për çdo profesion tjetër duhet menduar në afat të gjatë, me plane 5-10-vjeçare. Pra, kjo është një masë për të parandaluar mungesën e mundshme të profesionistëve të kësaj fushe”, tha Gjana.

Vendim demotivues dhe diskriminues

Luiza Myrtaj Nezha, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Skënder Luarasi” në Tiranë, e konsideron të padrejtë këtë vendim për disa arsye.

“Nuk mund të jetë mësues një individ, i cili gjatë shkollimit të tij nuk ka bërë pedagogji, psikologji dhe metodologji mësimdhënieje. Vetëm me një kurs disamujor nuk bëhesh mësues”.

“Nga ana tjetër, kjo është e padrejtë për të gjithë ata mësues, të cilët kanë mbaruar sistemin 3+1 apo 3+2, janë licencuar dhe kanë vite që sorollaten në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’[v.j. portal nëpërmjet të cilit mësuesit aplikojnë për vendet e punës], duke punuar me kontrata të përkohshme apo jashtë profilit të tyre si ndihmësmësues. Ky është thjesht demotivim për brezat e rinj të mësuesve, mes të cilëve kemi edhe shumë të mirë e të përgatitur”, thotë Myrtaj Nezha.

Pedagogu dhe eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se udhëzimi shkel Ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, pasi në të përcaktohet se: “Mësuesi në institucionin arsimor duhet të ketë fituar diplomën në fushën e edukimit ose të njëvlershme me të”. Sipas tij, udhëzimi është diskriminues ndaj mësuesve që janë aktualisht në sistem.

“Një mësuesi i është dashur që të bëjë tre vjet studime [në nivelin] ‘bachelor’, 2 vjet ‘master’ dhe një vit praktikë, ndërsa pas udhëzimit [të ri] një mësuesi i duhet një diplomë ‘bachelor’, tre muaj kurs psiko-pedagogjik, tre muaj praktikë dhe bëhet mësimdhënës. Kjo është absurde, nuk ka asnjë justifikim dhe del tërësisht jashtë kornizave të edukimit”.

“Ne kemi mësues në sistem që presin, kemi mësues që janë duke studiuar në këto programe studimi mësuesie dhe nuk besoj se kemi një nevojë të madhe”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, është çështje tjetër nëse Ministria e Arsimit përpiqet ta “kompensojë” interesimin gjithnjë e më të vogël për programet e mësuesisë, por, shton ai, vendimi është “i nxituar, i pastudiuar dhe me pasoja të paparashikueshme për arsimin në Shqipëri”.

Paga mesatare e një mësuesi në Shqipëri është 60 mijë lekë, ose rreth 520 euro.

Për t’i nxitur të rinjtë që të studiojnë për mësuesi, kjo degë është ndër 35 degët e shpallura si prioritare nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

Maturantët që zgjedhin mësuesinë apo një nga degët e tjera prioritare, si: matematika, fizika, veterinaria etj., përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe stimulohen me bursë.

Bursa është sa një pagë minimale çdo muaj – aktualisht 36 mijë lekë, ose 315 euro. Për t’u regjistruar në degët prioritare, mesatarja e notave duhet të jetë 8.5 dhe nëse gjatë studimit bie nga ky nivel, e humb bursën.

Ata që e përfitojnë atë, do të duhet që pas studimeve të punojnë për tre vjet aty ku ka nevojë.

“Të rriten pagat”

Mësuesja Luiza Myrtaj Nezha thotë se për të rritur interesimin për mësuesi, duhen politika që, siç shprehet, e rrisin dinjitetin e profesionit të mësuesit.

“Duhet të rritet paga e mësuesve”, thotë ajo.

“T’iu krijohet mundësi mësuesve që të kenë kontrata përfundimtare dhe jo të detyrohen çdo vit të hyjnë në portalin ‘Mësues për Shqipërinë” për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor”, shton mësuesja.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se udhëzimi i Ministrisë së Arsimit do të duhej të shoqërohej me një studim, që do të tregonte se a ka, aktualisht, mungesa të mësuesve dhe si do të jetë situata pas dhjetë apo njëzet vjetësh?

“Ministria e Arsimit duhet të marrë masa të tjera, si p.sh.: rritja e buxhetit për arsimin, rritja e pagave të mësuesve, paketë shtesë monetare për mësuesit që shkojnë në periferi apo në zona të thella, motivime për të rinjtë që të shkojnë në degët e mësuesisë duke garantuar vendin e punës në bazë të meritës së tyre, rezultateve, performancës profesionale”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, problemi i mungesës së mësuesve “nuk zgjidhet me udhëzime, por me masa konkrete që japin rezultate në një periudhë afatgjate”, shkruan REL.

Këtë vit akademik, në degët prioritare, ku bën pjesë edhe mësuesia, kishte rreth 20% më pak studentë të regjistruar sesa një vit më parë.

Tags: EdukimiMinistria e Arsimit në ShqipëriShkollat
Postimi i mëparshëm

Berisha: Edi Rama është i frikësuar dhe i tmerruar nga opozita

Postimi tjetër

Kurti priti në një drekë pune ministrin grek, diskutojnë për zhvillimet në vend e rajon

Të ngjajshme Postime

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar
Shqipëri

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

19 January 2026
Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash
Shqipëri

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026
“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim
Shqipëri

“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim

19 January 2026
SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave
Shqipëri

SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave

14 January 2026
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit
Shqipëri

“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit

13 January 2026
Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

13 January 2026
Postimi tjetër
Kurti priti në një drekë pune ministrin grek, diskutojnë për zhvillimet në vend e rajon

Kurti priti në një drekë pune ministrin grek, diskutojnë për zhvillimet në vend e rajon

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu