A ka ndonjë gjë që Kris Jenner nuk mund ta bëjë? Së fundmi, është mami i të gjithëve, në videoklipin e këngës “Mother” nga Meghan Trainor.
Jenner, 67 vjeç, u shfaq si elementi surprizë në videoklip, me flokët e saj biond platin, me një moment Marilyn Monroe, vathë diamanti, varëse që bie në sy dhe sigurisht, dukej ikonike!
Këtë, e konfirmuan Khloé Kardashian, e cila shkroi në Instagram: “Oh Zooot, po ulëras! Mami, të dua!”; nga Kim, që mendon se mami i saj (ose e të gjithëve) është super e lezetshme dhe nga Kylie, që është mëse krenare për Kris, shkruan Anabel Magazine.
Ja pra, Kris Jenner nuk është thjesht një mama, është një mama cool!