Elon Musk dhe kompania e tij thuhet se kanë blerë mijëra hektarë tokë në Teksas me shpresën për të krijuar një qytet ku punonjësit e tij mund të jetojnë dhe punojnë, sipas një raporti nga Wall Street Journal të enjten, transmeton InLajmi.
Ata kanë blerë të paktën 3.500 hektarë afër Austin dhe janë në proces të punës për të inkorporuar një qytet të quajtur Snailbrook.
Me kalimin e viteve, kompanitë e teknologjisë kanë ofruar lehtësira të shumta në kampus për të rekrutuar punëtorë dhe ndonjëherë për t’i nxitur ata që të punojnë me orë më të gjata. Duke ndërtuar një qytet kompanie të tijën, Musk mund ta çonte këtë qasje edhe më tej.
Sipas raportit, Musk dëshiron që punonjësit në kompanitë e tij Boring Co., Tesla dhe SpaceX, të cilat të gjitha kanë objekte të mëdha prodhimi pranë Austin “të jenë në gjendje të jetojnë në shtëpi të reja me qira më të ulëta të tregut”, shkruan CNN.
Qyteti Snailbrook raportohet se do të ketë shumë se 100 shtëpi, si dhe një pishinë dhe zonë sportive në natyrë. /InLajmi/