Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Mitrovicë Veri 11.03.2023-NN. Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /InLajmi/