Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pati një drekë pune me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
E pas takimit me Kurtin, Dendias u takua me krye diplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes tyre.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd /InLajmi/