Në prezantimin e kandidatit për Bashkinë e Pogradecit, Zini Tollozhina në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha iu rikthye sërish çështjes “McGonigal” dhe udhëtimeve me çarter, duke thënë se Edi Rama nuk shkel në Parlament sepse nuk përballon dot opozitën.
Berisha u shpreh i bindur se do të fitojnë zgjedhjet.
“Sot, një thirrje për të rinjtë shqiptarë. Unë i kuptoj kushtet me të cilat ju përballeni. Por, para largimit pranoni betejën. Betejën do e fitojmë, në qoftë se ju vendosi të bëheni energjia e kësaj lëvizjeje dhe të shpëtoni vendin tuaj. Betejën e do fitojmë, sepse edhe në të shkuarën ne kemi përjetuar të këqija të mëdha, dhe prapë kemi dalë mbi to. Betejën do ta fitojmë kësaj radhe, sepse nuk ka shqiptar që nuk e do këtë vend, që nuk e do lirinë e tij dhe vendit të tij. Që pajtohet me veprimet primitive, të turpshme të opozitës nëpërmjet vendimeve të gjykatave.
Ai thotë se Edi Rama është i frikësuar nga opozita, shkruan A2CNN.
“Nuk ka shqiptar që do një Shqipëri pa opozitë. Ju e shihni Edi Ramën, sesi përpëlitet gjatë këtij viti. I frikësuar dhe i tmerruar nga opozita. Se si nuk shkel në parlament, se nuk përballon dot opozitën. Se si shkelmon Kushtetutën, dhe nuk lejon komisionet hetimore të saj për udhëtimet dhjetëra e dhjetëra milionë euro, për lukset e tij, për aferat e tij kriminale me McGonigal e të tjerë”.