Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka takuar presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”, përcjell InLajmi.
Në këtë takim u diskutua për çështjet e energjisë, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Begaj është shprehur se besimi dhe fryma e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes 2 vendeve.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.
Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve. /InLajmi/

















