Komuna e Prishtinës i ka gjithsej 17 drejtori, e 7 i udhëheqin gratë. Është Adelinë Sahiti, që udhëheq me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, Beisanë Musmurati është në krye të Arsimit, e Arta Balaj drejton Kulturën.
Edhe kuleta e kryeqytetit i është besuar një gruaje, e ajo është Valbona Ahmeti-Makolli. Doruntinë Maloku udhëheqë me Pronën, Mimoza Sylejmani drejton Planifikimin Strategjik e Donika Çetta parqet.
Në fakt në Komunën e Prishtinës, edhe pozita e nënkryetarit i takon një gruaje, Donjeta Sahatçiut.
Ndërkaq në total nga 727 punonjës sa ka ky institucion i qeverisjes lokale, 301 prej tyre janë gra.
Kurse Drejtoria e Kulturës që ka 5 nëpunës, nuk ka asnjë burrë, kurse ajo e financave i ka 54 persona staf dhe prej tyre 31 gra, shkruan Klan Kosova.
Ndërkaq nga 51 anëtarë sa ka Kuvendi Komunal, 17 nga ta janë të gjinisë femërore.