Në rrugën Prishtinë-Gjilan këtë të diele ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tregoi se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime 3 persona.
Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë, ku kanë qenë të përfshira 2 vetura.
Më tej Ahmeti për InLajmin e konfirmoi se më këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut. /InLajmi/