Banori i eliminuar i mbrëmjes së sotme ka qënë Shpati.
Prime-n e shkuar, Kiara si lidere e shtëpisë nisi një zinxhirë shpëtimi, ku katër banorët e fundit që shkuan në nominim ishin Shpati, Antoneta, Elvisi dhe Luizi.
Kujtojmë se Shpati gjatë kësaj jave ka pasur edhe disa debate me banorë, për shkak të një “loje” që kishte bërë me Dean, gjë që kishte nxitur reagime nga banorët e tjerë.
Ai nuk ishte shpëtuar në zinxhirin e nominimeve nga Dea por as nga Nita me të cilën kishte deklaruar se ka pasur njohje nga jashtë dhe se kanë raporte të mira.