Pas takimit që pati dje me liderët shtetërorë insititucional, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vazhduar takimet me partitë opozitare, raporton InLajmi.
Lajçak është takuar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetaren Vlora Çitakun, si dhe me anëtarët e tjerë të kryesisë.
Gjatë të premtes Lajçak do të takohet edhe me partitë e tjera opozitare.
Qëllimi i këtyre takimeve është për të diskutuar rreth implementimit të planit evropian, për të cilin propozim shumë deputetë opozitarë kanë dalë kundër. /InLajmi/