Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka publikuar këtë të premte një video-mesazh të fuqishëm, transmeton InLajmi.
Presidenti serb deklaroi se ai do të luftoj për Serbinë dhe se nuk do të dorëzohet ndaj asnjë presioni.
“Unë do të luftoj për Serbinë dhe nuk do të dorëzohem para asnjë presioni të jashtëm apo të brendshëm. Do ta mbroj Serbinë, Serbia është jeta ime. Ne do të luftojmë dhe do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë tonë”, tha Vuçiq.
Ndryshe me 18 Prill në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Ohër do të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq në të cilin sipas paralajmërimeve të emisarit evropian Lajçak, pritet të nënshkruhet marrëveshja për propozimin evropian, që i hap rrugë vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve në mes Ksovës dhe Serbisë/InLajmi/
View this post on Instagram