I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Lajçak tha se në ditën e 2-të në Kosovë u takua me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm.
Ai gjithashtu tha se ka shprehur pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik.
Postimi i plotë i tij:
Në ditën e 2-të në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik./InLajmi/