Emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak të premten ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, përcjell InLajmi.
Lajçak tha se me përfaqësuesit e Listës Serbe kanë folur rreth dialogut dhe i ka ndëgjuar mendimet dhe vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu gjatë ditës ka takuar edhe liderët e opozitës në Kosovë, të cilëve u ka kërkuar që çështjen e dialogut ta vendosin mbi politikat ditore.
Postimi i plotë i tij:
Gjithashtu fola me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar mbi Dialogu dhe për të dëgjuar mendimet dhe vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve në veri të Kosovës./InLajmi/