Në ceremoninë e çmimeve “Oscars” pritet të ketë një performancë nga Rihanna, por jo edhe nga Lady Gaga, transmeton InLajmi.
Producenti ekzekutiv dhe prezantuesi i Oscars, Glenn Weiss u tha gazetarëve të mërkurën se Lady Gaga, e nominuar për këngën më të mirë origjinale për “Hold My Hand” nga “Top Gun: Maverick”, nuk do ta performonte në këtë ceremoni.
“Do të doja të thoja, ‘Jo, nuk mund ta konfirmoj’”, u tha Weiss gazetarëve. “Kështu që ja ku jemi: Ne në fakt ftuam të 5 të nominuarit, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Lady Gaga dhe grupin e saj, por ajo është në mes të xhirimeve të një filmi tani”, shkruan Abc.News.
Lady Gaga nuk do të mund të përfomojë për shkak të orarit të saj të xhirimeve për “Joker: Folie à Deux”, ku gjithashtu luajnë Joaquin Phoenix, Zazie Beetz, Brendan Gleeson dhe Catherine Keener, dhe pritet të dalë në tetor 2024. /InLajmi/