Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vlerësimit nga Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili ka vlerësuar lart aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës, në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve, përcjell InLajmi.
Kurti, tha se kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa, sipas tij e gjitha kjo rritje është për shkak të progresit në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen borxhit tatimor.
Në këtë raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore.
Postimi i plotë i tij:
Raporti i FMN-së i vitit 2023 vëren se Kosova pati rritjen më të fortë të të ardhurave tatimore në BB6 gjatë viteve 2020–22, pa ndryshim të politikës fiskale. Kjo është për shkak të progresit tonë në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen e borxhit tatimor. Gjithashtu, kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa./InLajmi/