Këtë 8 Mars në Shqipëri vjen brandi italian i veshjeve Premium “Le Petit Pulle”, një brand krijuar e konceptuar nga gratë për gratë.
Veshjet e kësaj marke janë triko, fustane, funde minimaliste, por me detaje shumë elegante e forma asimetrike ose mëngë të veçanta. Janë veshje që çdo grua duhet të ketë në dollap. Ngjyra e zezë, rozë e lehtë, ngjyrë qumështi dhe materialet janë prej kashmir të zgjedhur. Janë veshje që mund të përdoren gjatë gjithë ditës duke ndryshuar vetëm aksesorët.
“Le Petit Pulle” lindi në një moment të vështirë, gjatë pandemisë, por kjo nuk e pengoi themeluesen Loubna Solhi të arrinte suksesin. 44 vjeçarja me origjinë franko -marokene e realizoi këtë projekt me ndihmën e fabrikës familjare të trikotazheve – La Maglia, e cila ka prodhuar veshje për meshkuj për markat premium për 30 vjet, veçanërisht prej leshi, shkruan Living shqip.
Kjo markë dëshiron t’i japë grave mundësinë të jenë praktike, elegante dhe të sigurta në feminilitetin e tyre duke pasur këtë lloj materiali që normalisht nuk gjendet lehtë duke ruajtur njëkohësisht raportin cilësi-çmim.