Kancelari Olaf Scholz dënoi sulmin brutal në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe 25 të plagosur, transmeton InLajmi.
Policia tha se personi i armatosur besohet të jetë i vdekur dhe se motivi mbetet i paqartë.
Scholz ka thënë se bashkëndjen dhimbjen me familjarët e viktimave.
Kkomuniteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani tha se anëtarët e tij ishin shënjestruar në një “sulm të tmerrshëm”.
Menjëherë pas sulmit, i cili filloi rreth orës 21:00 të së enjtes, një zëdhënës i policisë tha “Nuk kemi të dhëna për një autor në arrati”. Më vonë, policia tha se kishte gjetur një “person të pajetë që ne besojmë se mund të ishte autori i vrasjes”, shkruan The Guardian.
Ndërsa lajmet për të shtënat u shfaqën, policia e Hamburgut tha se një operacion i madh ishte duke u zhvilluar në lagjen GrossBorstel të qytetit. /InLajmi/