Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Veternik, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila njoftoi se këmbësori si pasojë e goditjes nga vetura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për aksidentin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor. /InLajmi/