Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti komentoi për Ligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, përcjell InLajmi.
Dërguti deklaroi se ky ligj është posaçërisht problematik sa i përket nënave surrogate.
Sipas saj, ato gra do të “shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrë në konsideratë lidhjen emocionale.
Postimi i plotë i saj:
Ligji për fertilizim të asistuar është posaçërisht problematik sa i përket nënave surrogate. Thjeshtë, gratë e varfëra shndërrohen në fabrika të fëmijëve për çiftet e pasura, pa e marrur në konsideratë lidhjen emocionale të nënës surrogate të cilën e krijon me fëmiun që e mban dhe ushqen për nëntë muaj në trupin e saj. Kur ia shtojmë krejt kësaj mundësinë e përfitimit, rrjetet kriminale bëhen gati për trafikim e skllavëri moderne. /InLajmi/