Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, vlerësoi që Qeveria Kurti nuk ka qenë aspak serioze karshi sektorit të energjisë.
Azemi tha se strategjia për energjinë është bërë me vonesë.
“Strategjia e përpiluar dhe e draftuar para shumë muajve nga Qeveria e Kosovës, është shumë e vonuar. Tentuan disa herë ta aprovojnë në Kuvend, por nuk patën kuorum. Kjo tregon se çfarë serioziteti ka pasur Qeveria e Kosovës karshi sektorit të energjisë. Problem i sektorit gjatë muajve të dimrit, janë pikërisht kyçjet e qytetarëve për t’u ngrohur. Kjo ka ardhur pasi nuk ka fare alternativë të ngrohjes”, deklaroi Azemi.
Po ashtu, ai tha se termocentrali Kosova A duhet të mbyllet, përcjell teve1.info.
“Akoma mendojnë që duhet të shtohen kapacitete të reja me qymyr. Periudha e qymyrit ka përfunduar”, tha tutje Azemi.
I pyetur se a ka ndonjë projeksion se sa mund t’i kushtonte Kosovës kalimi i burimit të energjisë nga thëngjilli në gaz, Azemi tha se ka disa studime fizibiliteti, mirëpo nuk ka diçka të mirëfilltë.
“Qeveria është tërhequr nga disa ide të cilat vinin nga partneri ynë strategjik dhe nuk vendosën të shkonin një hap më tutje. Gazi në Kosovë ka kuptim vetëm nëse e kemi aleatin tonë strategjik pjesëmarrës në këtë projekt”, shtoi ai për TëVë1
Ndërkaq, se a do ketë mundësi që ShBA-ja t’i kthehet përsëri këtij investimi, Azemi vlerësoi që nuk do të ndodhë një gjë e tillë