8 persona janë vrarë nga të shtënat në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, ka thënë policia gjermane, transmeton InLajmi.
25 persona janë plagosur gjatë sulmit në Hamburg, motivi i të cilit nuk dihet ende.
Ndërsa lajmet për të shtënat u përhapen, policia e Hamburgut tha se një operacion i madh ishte duke u zhvilluar në lagjen GrossBorstel të qytetit. Disa rrugë u mbyllën dhe publiku u paralajmërua me mesazhe për të shmangur zonën.
Banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda dhe të përdorin telefonat e tyre vetëm “në raste ekstreme emergjente” në mënyrë që të mos mbingarkojnë rrjetin, shkruan The Guardian.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka dënuar këtë “sulm brutal”. /InLajmi/