Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosndërmarrjen e ndonjë veprimi apo plani për fushën e ekonomisë, raporton InLajmi.
Sipas tij, është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendimet në Qeveri të lidhen me politikën dhe temat e larta dhe asnjë veprim serioz të mos ndërmerret në dobi të qytetarëve.
“Është e papranueshme që i gjithë diskursi publik dhe vendimet në Qeveri të lidhen me politikën dhe temat e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të qytetarët”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se bizneset dhe ekonomia janë buzë kolapsit si pasojë e neglizhencës nga ana e Qeverisë së Kosovës. /InLajmi/