Qeveria e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite ka qenë vetëm një pikë, Projektligji për Fondin Sovran, përcjell InLajmi.
Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023.
“Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran.”, thuhet në njoftim/InLajmi/