Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka kritikuar mazhorancen për votimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2031, raporton InLajmi.
Azemi thotë se Kosova përgjatë 2 viteve të fundit nuk ka pasur strategji të mirëfilltë dhe ide se si t’i menaxhojë krizën energjetike.
Ai theksoi se Strategjia për Energjinë për periudhën 2022-2031 kaloi me urgjencë në Kuvend për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik.
“Kosova të gjitha krizat energjetike gjatë 2 viteve të fundit, është futur pa pas strategji të mirëfilltë dhe pa pas ide sesi t’i menaxhojë ato kriza, e të cilat shpesh herë rezultuan edhe me rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Dje kaloi me urgjencë në Kuvend dhe këtë po e shohim qartazi se është bërë për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimi me problemin kryesor të sektorit të energjisë, atë të konsumit të energjisë që përdoret për ngrohje gjatë muajve të dimrit, pra ky është problemi që shkakton në sektorin energjetik”, u shpreh Azemi. /InLajmi/